E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jones, basketbolliste e Tulsa Shock

Ish sprinterja amerikane, Marion Jones ka nënshkruar për klubin nga Women’s National Basketball Association (WNBA), Tulsa Shock. 34 vjeçarja fitoi tre tituj olimpikë në vitin 2000, por i humbi medaljet e saj pasi kishte pranuar se kishte përdorur substanca të palejuara.

Në vjeshtë ajo tregoi për planet e saj të hyjë në WNBA, ndërsa ka stërvitur me disa klube. Jones në vitin 2003 ishte zgjedhur nga Phoenix Mercury, por nuk bëri asnjë paraqitje. Presidenti i Tulsa Shock, Steve Swetoha, ka thënë:

“Ajo ka bërë disa vendime të gabuara në të kaluarën, por secili ka të drejtë për një shans tjetër për të ndjekur suksesin në atë që e dëshiron. Qyteti i Tulsas do të presë ngrohtë Marionin. Ne jemi shumë të lumtur që ajo do të jetë me ne”. Jones shtoi: “Nuk mund të konsiderohem debutuese në këtë ligë, por mund të sjell energjinë e një debutueseje. Mezi pres të filloj garimin kundër basketbollisteve më të mira në botë”.

Jones ishte basketbolliste e kolegjit, duke fituar kampionatin shtetëror më 1994 me Universitetin e Karolinës Veriore.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›