Gazmend çollaku. drejtori i ri i "Qemal Stafa"

Gazmend çollaku është emëruar drejtori i ri i stadiumit "Qemal Stafa". Ish-futbollisti i Dinamos është emëruar në postin e drejtorit të stadiumit kombëtar "Qemal Stafa" pas shkarkimit të kreut të këtij stadiumi Perikli Dhales.
Perikli Dhales, u shkarkua sot pas incidentit të djeshëm, në stadium, gjatë ndeshjes Gramozi-Real Madrid, kur dritat në stadium u fikën për 90 minuta.
Black out-i ndodhi kur lojtarët e të dy ekipeve po dilnin në fushë për të nisur pjesën e dytë të ndeshjes.
Ndërkohë që janë angazhuar si asnjëherë më parë strukturat e rendit dhe të prokurorisë për hetimin e saj.