E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cassano, “derbi” Milan-Inter

Për fantazistin e Sampdoria, Antonio Cassano, pas Inter, shfaq interes edhe Milan.

Sulmuesi italian do të ishte zëvendësuesi ideal për kuqezinjtë nëse Ronaldinho largohet në janar. Për momentin pritet vendimi i Kolegjiumit Italian për prishjen e kontratës së Cassano me Sampdoria ose pezullimin e tij.

Sidoqoftë, e ardhmja e Cassano është larg ekipit dorian. Dy ekipet e vetme të mëdha të interesuara për “Fantantonio” janë Milan dhe Inter.

Milan mund ta marrë ish-lojtarin e Romës për të zëvendësuar Ronaldinho. Por, edhe nëse braziliani nuk largohet Cassano mund të plotësojë boshllëkun në sulm që ka lënë Inzaghi.

Inter e kërkon fantazistin italian për arsyen e thjeshtë se një sulmues me karakteristikat e Cassano mungon në ekipin zikaltër.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›