Cassano kundër Lippit

Antonio Cassano ka hedhur një sulm të ri ndaj selektorit të Italisë, Marcello Lippi, të cilin e kritikoi për mospërfshirjen e futbollistëve kreativë në ekip për Kampionatin botëror. Cassano kaloi një sezon të shkëlqyeshëm në Sampdoria por nuk ishte ftuar në Kombëtaren e Italisë për shkak të raportit jo të mirë me Lippin.
Ai mendon se Lippi ka problem me të, por megjithatë u ka uruar fat futbollistëve të Kombëtares. “Itali – Paraguai? Nuk e kam parë ndeshjen, sepse kam qenë i zënë. Mendoj se Francesco Totti dhe Alessandro Del Piero duhet të kishin qenë atje”, tha Cassano për Sky Sport Italia.
“Shpresoj të fitojnë. Jam tifoz i Italisë. Lippi nuk më përcolli por çka mund të bëj? Lippi do të largohet, shpresoj të largohet me fitore, jo për të por për ekipin”, shtoi ai. Cassano ka komentuar edhe lajmin e emërimit të Cesare Prandellit në vend të Lippit pas Kampionatit botëror 2010.
“Prandelli? Ai arriti rezultate të mira në Firencë dhe mendoj se do të bëjë punë të mirë edhe më Italinë. Shpresoj që ai të më vizitojë, sepse Lippi nuk e ka vizituar qytetin e Genoas në dy vitet e fundit. Nuk e di çka i kam bërë Lippit, ndoshta atij nuk i pëlqen personaliteti im. Të tjerët ftohen, unë jo. Do të isha i lumtur nëse fiton Italia, por nuk do të festoj për Lippin”, përfundoi ai.