E Diel, 1 Nëntor 2026

Ik nga Williamsi, sherri i futbollit

Pasi kanë kaluar tri ditë të Kampionatit botëror, e fejuara e Robbie Williamsit, Ayda Field e ka lënë atë, ka shkruar të martën gazeta The Sun. I pasionuar pas Botërorit në Afrikën e Jugut, Williams ka qenë i tepërt për aktoren amerikane dhe atmosferën në shtëpinë e tyre në Los Angeles.

Ayda ka vendosur kështu që të largohet nga shtëpia dhe të shkojë te nëna e saj, Gwen pasi që Robbie ishte betonuar para televizionit për të shikuar ndeshjen në mes të Algjerisë dhe Sllovenisë.

“Ajo është larguar e nervozuar nga vila për të jetuar më nënën e saj, gjersa të përfundojë Botërori”, shkruan The Sun.

“Ayda ka thënë se vetëm kështu do të gjejë paqe, pasi që Robbie flet vetëm për futboll. Ai madje fton edhe shokë të tij në shtëpi dhe se vila e aktores është shndërruar në një kinema futbolli. Ayda madje është ankuar se shtëpia e saj është mbushur me vuvuzela, të cilat e kanë shqetësuar atë kur kanë luajtur tre luanët”.

Ayda nuk e kupton aspak futbollin, pavarësisht se në të luan edhe SHBA-ja. “Ajo është e mërzitur tashmë nga kjo lojë”, tha burimi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›