E Diel, 1 Nëntor 2026

Castro aktiv në politikë edhe në moshën 84-vjeçare

Havana, 13 gusht - Ish-lideri i Kubës, Fidel Castro, feston sot 84 vjetorin, gjykuar sipas paraqitjeve të fundit publike, në gjendje të mirë shëndetësore dhe i gatshëm të tregojë se koha e tij akoma nuk ka kaluar.

Siç njoftojnë mediet amerikane, aktivitetet e fundit të Castros kanë shkaktuar spekulime të ndryshme: sipas disave ai vetëm dëshiron të jetë “këshilltar” i qeverisë e parlamentit, ndërsa sipas të tjerëve dëshiron të tregojë se ai vazhdon të drejtojë vendin.

Castro për shkak të sëmundjes është tërhequr në vitin 2006 dhe i ka dorëzuar pushtetin vëllait më të ri, Raulit. Shumë kishin besuar atëherë se ky është fundi i një karriere të madhe dhe të kontestuar.

Para pesë ditëve, Castro i është drejtuar parlamentit kuban, që është paraqitja e tij e parë publike para ministrave dhe deputetëve në katër vjetët e fundit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›