Mbi 20 të vdekur nga përmbytjet e fundit në Kinë

Pekin, 13 gusht – Nga përmbytjet e fundit në afërsi të qytetit Zhouqu, në veriperëndim të Kinës, kanë humbur jetën 24 persona të tjerë dhe 25 të tjerë konsiderohen të zhdukur. Ndërsa në provincën jugperëndimore Sichuan, nga rrëshqitjet e tokës kanë humbur jetën 5 persona, ndërsa 500 kanë mbetur të bllokuar në zonën malore Mindju, transmeton AP.
Shërbimi meteorologjik ka parashikuar shira edhe në ditët në vijim në provincën e përmbytur Gansu.
Numri i viktimave të përmbytjeve në veriperëndim të Kinës është ngritur në 1 144, ndërsa 600 konsiderohen të zhdukur.
Së paku 45 000 persona janë evakuuar, ndërsa 30 000 tenda janë dërguar në zonat e goditura.