Rusia aktivizon centralin e parë bërthamor iranian

Teheran, 13 gusht - Centrali i parë atomik iranian në Bushehr do të hapet më 21 gusht, ka deklaruar sot për agjencinë AP zëdhënësi i Agjencisë Bërthamore ruse, Rozatom Sergei Novikov.
“Reaktori do të mbushet me karburant më 21 gusht. Që nga ai moment, Bushehr mund të konsiderohet hapësirë bërthamore”, tha Novikov.
Megjithatë, do të duhen 6 muaj, para se reaktori të jetë plotësisht operacional.
Rusia ka ndihmuar në ndërtimin e centralit bërthamor që nga mesi i viteve 90’, në mes të tensioneve mbi programin bërthamor të Iranit.
Iranianët vazhdojnë të jenë skeptikë derisa të shohin centralin në Bushehr duke punuar më në fund dhe duke gjeneruar energji, 35 vjet pas fillimit të projektit në kohën e Shahut.