Catherine Ashton pritet të takohet me Tadiçin

Shefja e diplomacisë evropiane Catherine Ashton dhe presidenti i Serbisë, Boris Tadiç pritet të takohen të martën e ardhshme në Strasburg, për të diskutuar në lidhje me tekstin e projekt-rezolutës serbe për Kosovën.
Lajmi është bërë i ditur të mërkurën nga mediat serbe. Burime diplomatike evropiane konsiderojnë se nga përmbajtja e tekstit të projekt-rezolutës serbe dhe rezultatit të debatit në Kombet e Bashkuara varet se kur BE-ja do t'i japë Serbisë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE.
Diplomatët në BE më herët kanë thënë se Tadiç dhe Ashton mund të takohen në një "darkë pune" në Bruksel.
Por, sipas mediave serbe, është e mundshme që përafrimi i qëndrimeve rreth rezolutës për Kosovën të shqyrtohet në Strasburg, ku më 7 shtator mblidhen Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian.
Presidenti Tadiç i ka deklaruar ditën e martë shefit të diplomacisë britanike ëilliam Hague se Serbia është e gatshme për kompromis për projekt-rezolutën për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, por jo edhe të pranojë pavarësinë.