E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cvetkovic kundërshtonBritaninë e Madhepër rezolutën

BEOGRAD- Megjithë thirrjen e Britanisë së Madhe për tërheqjen e rezolutës serbe nga OKB, kryeminsitri serb Mirko Cvetkovic deklaron se nuk ka zgjidhje për cështjen e Kosovës pa Serbinë. Ai tha se megjithatë pret arritjen e një kompromisi lidhur me rezolutën për Kosovën, që Serbia ka prezantuar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB.

“Për aq kohë sa Kosova dhe Metohia janë në mes, asnjë zgjidhje nuk mund të ketë pa Serbinë. Kjo është e qartë edhe për BE dhe për të gjithë komunitetin ndërkombëtar.

Zgjidhja duhet të jetë e pranueshme për të gjithë dhe mbi të gjitha në interes të së ardhmes”, ka thënë Cvetkovic në një intervistë për një media serbe. Sipas tij, qëllimi i Serbisë është serioz dhe synon të hapë bisedime me të gjitha vendet që janë të interesuara për stabilizimin e situatës. “Ne jemi të vetëdijshëm se Kosova dhe Metohia janë cështje të mbartura prej vitesh dhe se ato kërkojnë një zgjidhje serioze, të mencur dhe me durim”, duke përdorur mënyra paqësore dhe diplomatike”, tha Cvetkovic.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›