E Diel, 1 Nëntor 2026

Librat shkollorë, ka mungesa në disa tekste

Vijon shpërndarja e teksteve në shkolla ndërkohe që disa prej tyre vijojnë të mungojnë. Megjithëse nxënësit të interesuar shkojnë aty për tu paisur me listën e plotë të librave që ju nevoiten, në shkollë ju përgjigjen se disa tekste të caktuara nuk kanë ardhur ende. Kryesisht mungesa vihen re në tekstet e shkollës së mesme si Biologjia dhe Kima. Megjithëse nga fillimi i vitit shkollor na ndajnë vetëm 5 ditë shtëpitë botuese premtojne se tekstet do të jenë gati për fillimin e shkollës.

Një tjetër problem vihet re edhe në rimbursimin e atyre nxënësve famijet e të cilëve jetojnë me përkrahje sociale. Në shkolla si "Sami Frashëri" shitja e teksteve nuk është shoqëruar me fatura në mënyrë që edhe ato familje që jetojnë me përkrahje sociale të mund të kthejnë këto fatura për të marrë rimburësimin e plotë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›