E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pengmarrje në ndërtesën e televizionit "Discovery Channel"

Një person i armatosur dyshohet se mban peng disa vetë në zyrat qendrore të "Discovery Channel" në Silver Spring, Marilend.

Policia amerikane dyshon se personi i cili ndodhet i armatosur brenda zyrave të stacionit televiziv është një ambientalist i identifikuar me emrin Xhejms Li.

Ende nuk ka të dhëna të sakta mbi numrin e pengjeve të marra prej aktivistit, i cili edhe në të shkuarën në disa blogje interneti kishte shfaqur antipatinë e tij ndaj rrjetit televiziv.

Autoritetet kanë rrethur vendngjarjen dhe po negociojnë me pëngmarrësin, ndërkohë që nuk ka raportime për viktima apo të lënduar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›