ÇEZ: dështuam, Shqipëria s’nala të tregonim çmimin e energjisë
ÇEKI - Grupi energjetik ÇEZ, që nga viti 2005, kohë kur ka filluar zgjerimin në tregjet e huaja, ka investuar rreth 2.8 miliardë euro dhe nga të gjitha vendet pret përfitime, me përjashtim të Shqipërisë. Lajmi publikohet në gazetën e Pragës “Monitor”, e cila citon zëdhënësen e ÇEZ, Barbora Pulpanova.
“Investimet e huaja të ÇEZ përbëjnë rreth 1/5 e totalit të investimeve të firmës që nga viti 2005, tha ajo. Në bazë të të dhënave, kthimi i përgjithshëm mbi investimet e huaja ka arritur në 71% . Por ÇEZ ka probleme të mëdha me veprimtarinë në Shqipëri. Autoritetet shqiptare i hoqën licencën kompanisë çeke për shpërndarjen e energjisë elektrike duke bërë që ÇEZ-i mëmë të humbasë kontrollin mbi firmën e saj në Shqipëri”.
Në vitin 2009, ÇEZ bleu 76% të kompanisë shqiptare ÇEZ Shpërndarje për shumën 102 milionë euro. Në vitin 2010 dhe 2011, firma shqiptare pati një pasqyrë pozitive, por vitin e kaluar ajo u zhyt në humbje. Sipas ÇEZ-it, humbja ishte për shkak të një rritjeje dyfish të çmimeve në blerjen e energjisë elektrike e cila, nga autoritetet vendore nuk u lejua të pasqyrohet në çmimin final të energjisë elektrike.
Këtë vit, ÇEZ-it iu hoq licenca, ndërkohë që u caktua një administrator shteti në krye të ÇEZ Shpërndarje. ÇEZ-i ka ndërmarrë hapa për të përgatitur një arbitrazh kundër shtetit shqiptar mbi dëmet, si pasojë e investimeve të dështuara, që llogaritet në shumën 5 miliardë korona çeke.
Redaksia Online
(ar.sh/Shqiptarja.com)