E Shtunë, 31 Tetor 2026

Financieret dhe guvernatoret e G20 ne Moske

Vendet e G20 kanë rënë dakord që të shmangin një luftë monedhash duke mos ndjekur strategjinë e dobësimit të monedhave të tyre për të nxitur rritjen ekonomike. Sipas tyre normat e këmbimit nuk duhet të kenë si objektiv konkurrueshmërinë dhe mbështetjen e ekonomisë. Të mëdhenjtë e ekonomisë botërore kërkuan të shkohet drejt një sistemi të kurseve të këmbimit të përcaktuara nga tregu, i cili reflekton bazat e një ekonomie. Premtimi i G20 në Moskë ishte rezistenca ndaj çdo forme proteksionizmi dhe mbajtja e tregjeve të hapura. 
Kancelari britanik, George Osborne u shpreh se G20 ra dakord se “monedhat nuk duhet të jenë një mjet për zhvlerësimin konkurrues” dhe kurset e këmbimit duhet të përcaktohen nga kushtet e tregut.
Politikat ekspansioniste të Japonisë, që kanë zhvlerësuar jenin kohët e fundit, u shpëtuan kritikave në deklaratën përfundimtare të nënshkruar nga ministrat e financave të G20.
Ministrat e Financave të G20 dhe bankierët qendror shprehën gjithashtu shqetësimin se shtyrja e afateve për uljen e borxheve qeveritare është një tregues i qartë për gjendjen e brishtë të ekonomisë globale.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›