Çadra para Kryeministrisë, nis sot protesta e PS
TIRANE-Opozita e drejtuar nga PS-ja fillon një protestë maratonë që do të zgjasë 3 ditë dhe ku kërkesa kryesore është hapja e kutive të 28 qershorit. Parti të majta dhe të djathta bashkë mendohet që të përshkallëzojnë reagimin e tyre, në rast se pas 3 ditëve nuk do të ketë qëndrim nga Qeveria për të zgjidhur çështjen. Leja nga policia është siguruar dhe nuk ka pasur ndonjë kundërshtim lidhur me afatin 3-ditor. Por, kundërshtimi i drejtuesve të policisë mësohet që të ketë qenë për vendosjen e çadrave në mes të bulevardit, para Kryeministrisë, aty ku do të qëndrojnë edhe njerëzit me orë të tejzgjatura. Nuk dihet nëse për këtë element do të krijohet ndonjë incident, megjithatë masat nga organizatorët socialistë janë marrë që protesta të jetë paqësore.
Protesta do të nisë sot, në orën 16:00 me një grumbullim në sheshin “Skënderbej” e më pas turma e njerëzve do t’i drejtohet sheshit para Kryeministrisë. Aty do të jetë i ngritur një podium si dhe një ekran, ku herë pas here do të shfaqen foto nga aksioni opozitar për denoncimin e korrupsionit të qeverisë “Berisha”. Po kështu, oratorë të ndryshëm do të japin mesazhe, përmes një mikrofoni që do të qëndrojë i hapur gjatë gjithë kohës.
Ndërkohë edhe dje, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama u ka shpërndarë “derë me derë” qytetarëve të lagjes së Kombinatit, ftesat për protestën e sotme, që do të nisë nga sheshi “Skënderbej”. Lideri i opozitës ka ftuar të gjithë banorët e kësaj lagjeje të bëhen pjesë e kësaj proteste të madhe, pasi vetëm hapja e kutive të zgjedhjeve të 28 qershorit mund të sjellë dritën jeshile për integrimin e vendit në Evropë dhe liberalizimin e vizave. “Me paturpësinë më të madhe që e karakterizon, Sali Berisha kërkon të bind më kot shqiptarët se përpjekja jonë për liri e drejtësi në këtë vend, duke filluar nga liria e drejtësia e zgjedhjeve, na qenka kundër vizave, kundër integrimit”, - u shpreh Rama në fund të këtij rrugëtimi. “Ndërkohë, hapja e kutive është rruga drejt integrimit, është rruga e duhur për t’u çliruar përfundimisht nga zgjedha e zgjedhjeve të deformuara e të kontestuara. Berisha, hapi kutitë para se populli të të largojë, - tha kreu i PS-së.
Gjatë një interviste televizive më pas, Rama renditi disa nga arsyet që do të mbledhin sot qytetarët nga i gjithë vendi në protestë. “Një pushtet i vjedhur që qëndron në këmbë në mënyrë të paligjshme, kërkon ta kthejë Shqipërinë në skemë të mbyllur dhe të instalojë një regjim të korrupsionit, në të cilat abuzimet e abuzimeve dolën në pah përmes një pamjeje dramatike të zbuluar nga mediat”, - tha Rama. “Nesër (sot) nis një manifestim i madh popullor. Pas kësaj, një pjesë do të qëndrojë aty për një periudhë të paracaktuar dhe në fund të asaj periudhe do të ketë një tjetër vendim, në funksion të një rezultati që do ta kemi pas periudhës së paracaktuar për këto manifestime”, - u shpreh Rama.
(d.b/GSH/BalkanWeb)