Mamurras, maskat hyjnë të grabisin, plagosin gruan
MAMURRAS- Dy persona me maskë dhe të armatosur kanë tentuar të grabisin një lokal në qytetin e Mamurrasit. Policia thotë se ngjarja është shënuar mbrëmjen e së entjes rreth orës 22.30 minuta.
Në momentin kur grabitësit kanë hyrë në lokal, aty ka qenë i pranish pronari Skënder Ruka së bashku me bashkëshorten e tij. Sipas policisë pasi grabitësit kanë hasur në rezistenëcn e ciftit kanë qëlluar me armë duke plagosur gruan, Hafije Ruka.
Nga hetimet paraprake, policia ka mundur të identifikojë dhe të arrestojë autorët brenda disa orësh. Të prangosur si autorë të grabitjes janë Gjergji dhe Amarildo Ndoji. Në vendin e ngjarjes, policia ka sekuestruar si provë materiale dy gëzhoja pistolete, maskat e autorëve dhe pistoletat me të cilat dyshohet se është kryer krimi.
Dy të arrestuarit ndodhen të izoluar ne komisariatin e Mamurrasit. Prokuroria e Lacit ka nisur procedimin penal nën akuzën e grabitjes të mbetur në tentativë me pasoje plagosjen e rëndë.
(s.g/BalkanWeb)