E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeremic në Afrikë për të penguar njohjen e Kosovës

BEOGRAD-Shefi i diplomacisë serbe do të nisë sot një turne njëjavore nëpër disa vende të Afrikës për të penguar njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Vuk Jermic u ka deklaruar gazetarëve se do të vizitojë Nigerinë, Gabonin, Kongon dhe Keninë "për të zhvilluar bisedime politike" për situatën në Kosovë.

"Në këtë moment po ushtrohet presion i madh mbi vendet e Afrikës për ta njohur Kosovën. Shumica e vendeve afrikane këtë nuk e ka bërë. Është shumë me rëndësi që të mos ndodhë ndryshimi i qëndrimit të atyre vendeve", është shprehur Jeremiq para udhëtimit.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›