Çanak: Vojvodina nuk ka autonomi

Presidenti i Ligës së Social-Demokratëve të Vojvodinës, Nenad Çanak ka deklaruar se nuk është e vërtetë se Vojvodina së shpejti do ta humbasë autonominë, pasi që ajo një autonomi të tillë nuk e ka as tash, transmeton Rel.
“Janë plotësisht joserioze pretendimet se Vojvodina nga formimi i qeveisë së re të Serbisë shumë shpejt do humbasë autonominë, për shkak se Vojvodina një autonomi të tillë nuk e ka”, ka thënë Çanak për Dnevnikun.
Ai ka thënë se inciativa e dia organizatave për t’ia hequr autonominë Vojvodinës nuk është e re dhe ka vlerësuar se në themel të kësaj iniciative është centralizimi i mëtejm i shtetit./Indeksonline/