E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoqëria civile shqiptare kundër Vuk Jeremiç

Shoqëria civile shqiptare i drejtohet me një letër Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, duke këkruar shkarkimin e Presidentit të Asamblesë së OKB-së Vuk Jeremiç.

Reagimi pasoi me rastin e 14 Janarit 2013, ditën e parë të Vitit të Ri tradicional ortodoks, ku me nismën e presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ish ministrit të jashtëm serb Vuk Jeremic, u mbajt një koncert në Sallën Plenare të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së. Por, në vend të Marshit të Paqes, në këtë koncert u interpetua pjesa muzikore “Marshimi mbi Drin”, një kolonë muzikore që shërbeu si himn i ushtrisë dhe kriminelëve serbë gjatë genocidit serb ndaj popullit në Bosje, dhe vecanërisht gjatë rrethimit dhe masakrës famëkeqe të Srebrenicës.

Ky veprim i Vuk Jeremicit, shkaktoi një indinjim të thellë në mesin e popujve që kanë qene viktima të genocidit serb dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon kërkoi ndjesë publike dhe zyra e tij njoftoi se ai personalisht nuk kishte dijeni se çfarë përfaqësonte kjo pjesë muzikore dhe se në kujtesën e popujve të Ballkanit ajo lidhje me masakrat etnike të ushtrisë serbe.

Por ndërkohë, vetë Jaremic, ideatori i futjes së kësaj pjesë muzikore, jashtë programit zyrtar të koncertit në OKB, nuk ka kërkuar asnjë ndjesë publike e madje përmes një deklarate i ka cilësuar reagimet e shoqatave për të drejtat e njeriut dhe atyre kundër genocidit si dashakeqe fyerje për popullin serb.

Koncerti i 14 Janarit në OKB shkaktoi një reagim të shoqërisë civile në Bosnje dhe Kosovë, të cilët iu drejtuan përmes peticioneve Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Moon, që të ndërhyjë për të marrë masa ndaj Presidentit të Asamblesë së Përgjithsjëm të OKB-së Vuk Jeremic.

Këtij reagimi civil e qytetar i është bashkuara edhe shoqëria civile shqiptare, raporton ina.

Organizata Forumi i Mendimit të Lirë, me mbështetjen e mbi 50 organizatave të tjera në Shqipëri, si dhe një grupi gazetarësh, i është drejtuar me një letër Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, përmes të cilës kujton se këto veprime të zotit Jeremic nuk janë të shkëputura, por të paramenduara. Në letrën e drejtuar zotit Ban Ki Moon kujtohet se Vuk Jeremci, deklaratën e parë që bëri sapo u zgjodh në krye të AP të OKB-së ishte: Tashmë Kosova do të njihet nga OKB-ja vetëm po të kalohet mbi kufomën time”. Jeremic cilësohet në këtë letër si përfaqësuesi i rrymave më të errëta nacionaliste në Serbi dhe ai është një turp për vetë Kombet e Bashkuara. Pas këtyre veprimeve, fyese për viktimat dhe popujt e Ballkanit, shoqëria civile shqiptare thekson se është koha që Bota mbarë ta pranojë dhe njohë zyrtarisht genocidin serb dhe krimet më të tmerrshme që janë shënuar që pas luftës së dytë botërore. Në letër kërkohet shkarkimi i Vuk Jeremicit, në emër të viktimave të krimeve serbe por edhe në emër të misionit të Kombeve të Bashkuara, që është paqja dhe drejtësia botërore.

Letra është e firmosur nga drejtuesi i organizatës Forumi i Mendimit të Lirë, Mentor Kikia dhe përmes zyrës së Kombeve të Bashkuara në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, në datën 9 Shkurt ka mbërritur në zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Z.Ban Ki Moon./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›