Berisha: 3 vjet pa taksa çdo i ri që punësohet

Kryeministri Sali Berisha ka bërë të ditur sot nëpërmjet rrjetit social, Facebook se qeveria do të miratojë së shpejti një vendim që parashikon heqjen për 3 vjet të cdo taske për cdo të ri të punësuar.
“Të dashur miq! Hiqen për 3 vjet taksat për çdo të ri të punësuar. Për një nxitje të rëndësishme të punësimit të të rinjve, qeveria do vendosë javët që vijnë heqjen për tre vjet të çdo takse (sigurimet shoqërore, shëndetësore, tatimin mbi të ardhurat personale) si dhe shpenzimet për kualifikimin për çdo të ri që do të punësohet në sektorin privat. Ne mbajmë premtimet tona! Sb”, shkruan Berisha në Facebook./Indeksonline/