E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çavez rikthehet në Kubë për kurim

Pak kohë më parë ai u rikthye në Venezuelë pas qëndrimit 1-mujor në Kubë, ku kishte hequr një tumor kanceroz.

Çavez i kërkoi Asamblesë së Përgjithshme të autorizojë udhëtimin e së shtunës në përshtatje me udhëzimet e kushtetutës. Gjatë mungesës një mujore, politikanët opozitarë vunë në pikëpyetje mundësinë e drejtimit të vendit nga jashtë tij.

Çavez theksoi se po udhëtonte në drejtim të Kubës “për të filluar atë që ne e kemi quajtur fazën e dytë”. Që prej rikthimit nga Kuba me 4 korrik, 56-vjeçari ka ndërprerë ngarkesën në punë me urdhër të mjekëve./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-07-16 08:44
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›