Murdoch kërkon ndjesë

Murdoch thekson në artikull se: “Kërkojmë ndjesë për shkeljet serioze që kanë ndodhur”
“E kuptoj që thjesht të kërkuarit ndjesë nuk është e mjaftueshme. Biznesi ynë është themeluar mbi idenë se një shtyp I lirë dhe I hapur duhet të jetë një forcë pozitive për shoqërinë.
“Në ditët e ardhshme do të ndërmarrim hapa të mëtejshëm për zgjidhjen e çështjes dhe për dëmet e shkaktuara”, theksohet në artikullin e nënshkruar “sinqerisht nga Rupert Murdoch”.
Ndërkohë, vetëm disa orë më parë Les Hinton dhe Rebekah Brooks, dy nga drejtuesit e lartë të perandorisë mediatike të Rupert Murdochut, dhanë dorëheqjen pas skandalit të përgjimit të telefonave.
Hinton ishte drejtor ekzekutiv i “Dow Jones”, publikuesit të “Wall Street Journal”. Murdoch theksoi se dorëheqja e drejtuesit i kishte sjellë “më shumë mërzitje”.
Rebekah Brooks ishte drejtore ekzekutive e “News International” në Britaninë e Madhe. Hinton kishte drejtuar “News International” nga viti 1995 deri në vitin 2007, kur “News of the World” ka përgjuar telefonat.
/Start/F. Prroni/
2011-07-16 09:06