E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, Papandreu kërkon përshpejtimin e paketës së dytë të ndihmës

ATHINË- Kryeministri grek, Jorgos Papandreu i bëri thirrje BE-së dhe FMN-së të përshpejtojnë marrjen e vendimit për paketën e dytë të mbështetjes financiare ndaj Greqisë.

''Atmosfera që dominon nuk na ndihmon të dalim nga kriza", theksoi Papandreu duke nënvizuar se ''pasiguria i frikëson investitorët. Nëse nuk do të kemi së shpejti vendimin për paketën e dytë, atëherë do të zhvlerësohet vetë programi",- u shpreh kryeminstri gtrek në një intervistë për gazetën Financial Times Deutschland.

Kreu i qeverisë greke e konsideron pozitiv planine partnerëve të eurozonës për riblerjen e një pjese të borxhit nga vetë Greqia, me kapitale nga Fondi Europian i Stabilitetit Financiar, EFSF, në masën 50 për qind të vlerës së nominuar të obligacioneve.
(e.m/atsh/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›