E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kur Tetova ishte pjesë e Shqipërisë

Gjatë viteve 1941-1944 Tetova dhe shumë qytete të Maqedonisë së sotme i përkisnin Mbretërisë së Shqipërisë. Çdo dokument shtetëror jepej vetëm në gjuhën shqipe, kudo ishin hapur shkolla shqipe etj. Gjatë kësaj periudhë edhe sllavo-maqedonasit veprimet juridike i shprehnin në gjuhën shqipe, qytetarët e Tetovës ishin shtetas të Shqipnisë, ndërsa sot kjo shtetësi ju mohohet.(Të vetmit që e rifituan shtetësinë e Shqipërisë ishin shqiptarët nga Çamëria të cilët u përzunë në vitin 1945 nga shtëpitë e tyre në Greqi).

Dokumenti i mëposhtëm tregon Testamentin e një sllavo-maqedonasit që është në gjuhën shqipe. Ky Testament rastësisht më ra në dorë dhe e pash të udhës që ta botoj me qëllimin e vetëm për ti treguar klasës politike që shqiptarët në Maqedoni dikur ishin shtetas të Shqipnisë dhe gjuha shqipe nuk ishte gjuhë e pakicës me përdorim në bazë të përqindjes. Rëndësia e materialit të mëposhtëm është historike sepse ende shqiptarët në Maqedoni ngurojnë të nxjerrin në dritë të tilla materiale me vlera të larta.

Këtë dokument e ka shkruar gjykatësi dhe noteri Nexhmedin Besimi nga Piroku i cili pasi erdhën komunistët në pushtet në Ish-Jugosllavi, vuajti disa vite burg si nacionalist shqiptar. Njëri nga dëshmitarët është edhe Shaip Kamberi, Prefekti i parë shqiptar i Komunës së Tetovës të cilin komunistët e zhukën në Shkurt të vitit 1945. (Për fat të keq busti i Prefektit të Tetovës Shaip Kamberi duhej të ishte vendosur në godinën e Komunës dhe jo në periferi të qytetit për ta nderur këtë njeri të shquar).

Gjuha e shkrimit nga shkruesi është e gegërishtes së Pollogut dhe dokumenti mban pullat e Taksave të Mbretërisë së Shqipnisë si dhe vulën e Gjykatës Paqtuese të Tetovës.  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›