E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çdo vit hidhen në kosh 1,3 miliard ton ushqime

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sasia e hedhur në kosh përbën një të tretën e produkteve të konsumuara në rang global. Bazuar në një studim të zhvilluar nga “Instituti Worldwatch” me qendër në Uashington, bëhet e ditur se 40 % e ushqimeve të hedhura në kosh në vendet e zhvilluara janë në gjendje shumë të mirë për t’u konsumuar.

Por, këta produkte hidhen tej për veç të tjerash edhe për shkak të kalimit të datës së skadencës dhe për mungesë vendi apo depoje në supermarkete. Krahas kësaj mijëra tonë ushqime hidhen vetëm për shkak se nuk duken bukur. P.sh fermerët në SHBA hedhin 20 % të pjeprave vetëm për ndonjë vizë, plasaritje apo nëse pjepri nuk është rrumbullak. Shtetet e zhvilluara hedhin në kosh afërsisht 220 milion ton ushqime për shkaqe të tilla, ndërkohë që një sasi e tillë konsiderohet të jetë prodhimi total vjetor i  6 vendeve të Afrikës.

Në vendet e varfra hidhen 40% e  të korrurave gjatë transportimit deri tek konsumatori, për shkak të mungesës së transportit dhe depozitimit. Humbje ka dhe gjatë përpunimit dhe paketimit të produkteve.

Në vendet e zhvilluara hidhet në kosh afërsisht 150 milionë ton grurë. Ky deficit përkon me gjashtëfishin e sasisë e cila mund të hiqte urinë në të gjitha vendet e varfra.

/Start/Aisa Kokiçi/

                                                                                             2011-09-08 16:54
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›