Greqi. Mjekë, taksistë, mësues, transporti publik e doganat në grevë
ATHINE-Vendimet e fundit të qeverisë greke për masat që lidhen me shkurtime të vendeve të punës, ndryshimin e pagave, liberalizimin e profesioneve të mbyllura dhe privatizimin, krijuan menjëherë reagimin e punonjësve të sektorëve të ndryshëm, të cilët janë duke planifikuar protesta në përgjigje të këtyre vendimeve.
Sot Shoqata e Mjekëveka njoftuar një grevë 48 orëshe të mjekëve, në përgjigje tëkrijimit të Agjencisë së Shërbimit Shëndetësor Kombëtar, të cilin e cilëson "të papranueshëm dhe të rrezikshëm për kujdesin ndaj popullit, për dinjitetin e mjekut grek dhe punën mjekësore në tërësi."
Nga ana tjetër duke filluar nga ora 05:00 e mëngjesit të sotëm asnjë taksi nuk do të qarkullojë në rrugët e vendit, pasi taksistët vendosën pjesëmarrjen në grevë 24 orëshe, në shenjë proteste për liberalizimin e licencave të taksive, siç parashikohet në projektligjin e qeverisë.
Edhe punonjësit e transportit urban po shohin mundësinë e protestës. Sindikatat e Metrove takohen sot për të vendosur mbi qëndrimin e tyre. Vendime të tilla do të marrin ditët e ardhshme edhe punonjësit e autobusëve.
Probleme ka edhe në shkolla, për shkak të mungesës së thkesuar të teksteve shkollore, plus një grevë 24 orëshe e paralajmëruar nga mësuesit në 22 Shtator.
Kundër vendimit për uniformizimin e pagave do të ngrihen në grevë edhe punonjësit e trafikut ajror. Për këtë cështje por edhe për projektligjin mbi sistemin e ri tatimor, paralajmëroi një grevë 48-orëshe të hënën dhe të martën, edhe zyra tatimore dhe doganore.
“Qytetarët e zemëruar” disa ditë më parë u rikthyen sërish në sheshin “Sintagma”, ndërkohë që protesta pritet të mbërrijë e fuqishme edhe në qytetin e Selanikut të shtunën, kur hapet Panairi i Përvitshëm Ndërmbëtar dhe do të jetë i pranishëm edhe kryeministri i vendit Jorgos Papandreu, ngjarje që ka vënë në lëvizje strukturat e policisë.
Kjo situatë e krijuar ka shkaktuar një rënie dramatike të mbështetjes për PASOK dhe një rritje të besueshmërisë te opozita “Demokracia e re”.
Nga sondazhi i fundit, PASOK është në kuotën e 24.5%, ndërsa “Demokracia e re” ka arritur në 30%, pavarësisht se të dyja forcat politike kanë humbur pikë krahasuar me disa muaj më parë.
(d.b/BalkanWeb)