E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kulturë, më shumë vizitorë në Muzeun Historik Kombëtar

Muzeu Historik Kombëtar, në krahasim me vitin e kaluar ka shënuar më shumë vizitorë. Bëhet fjalë për një numër të madh vizitorësh të huaj e vendas, që kanë frekuentuar këtë muze më konkretisht në muajt maj ku kanë qënë 1850 turistë të huaj dhe 201 vizitorë vendas, e ndërsa në muajin qershor është regjistruar shifra 1699 për vizitorët e huaj dhe 111 vizitorë vendas. Një vënd të rëndësishëm në këtë muze, zënë edhe vizitat e grupeve të nxënësve që vinë në mënyrë të organizuar, ku ka edhe një shifër konkrete prej 2230 nxënësish gjatë kësaj periudhe. Kjo është një lloj politike që ka zgjedhur të vërë në jetë Muzeu Historik Kombëtar, ku në krahasim me vitin e kaluar ka ulur çmimin e biletës nga 30 lekë në 200 lekë. Nga kjo nismë përfitojnë edhe kategori të caktuara njerëzish, siç janë veteranët, nxënësit, studentët dhe fëmijët nën moshën 14 vjeç, të cilët do ta blejnë biletën me vetëm 100 lekë. Ndërkohë të ardhurat që vinë për institucionin e biletave nga vizitorët është 1.138.350 lekë. Ndërkohë ka filluar të zbatohet edhe nisma e ndërmarrë nga Ministria e Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve, që ka të bëjë me çdo të dielë fundmuaji hyrja do të jetë falas, në parqet arkeologjike dhe muzetë, për vizitorë vendas dhe të huaj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›