Incidenti i veshit, Kuvendi miraton komisionin hetimor për Ramen

Tiranë- Kuvendi i Republikës ka miratuar sot kërkesën e Partisë Demokratike për të ngritur një komision hetimor për incidentin e ndodhur para pak ditësh në Vjenë mes kryesocialistit Edi Rama dhe diplomatit shqiptar Egin Ceka.
Kërkesa u miratua me vetëm 71 vota pro, pra nga deputete ë PD-së,pasi opozita brakatisi seancën e sotme. Ndërkohë pro këtij vendimi kanë votuar edhe tre ish-deputetët socialistë, Dogjani, Kadeli dhe Islami.
Partia Demokratike kërkon që grupi i punës të nisë hetime lidhur me ngjarjen e 24 prillit, ku do të gjenden fakte dhe të dhënë mbi atë se çfarë ndodhi në Asamblenë Poltike të Vjenës, pasi në media u raportua se kreu i opozitës ka dhunuar fizikisht dhe moralisht diplomatin tonë në OSBE.
Ndërsa vetë Rama e ka cilësuar si një dështim ngritjen e këtij komisioni. Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët ai u shpreh se të tilla veprime dëshmojnë rrënimin e qeverisë Berisha.
Sa i përket veshit, shprehem i kënaqur që mora medaljen e radhës nga PD dhe kryetari i saj, që do të thotë komisionin hetimor të radhës. Megjithëse nga komisioni në komision shfaqet dështimi dhe rrënimi i qeverisjes, rrënimi i përgjithshëm i PD që sot është një parti familjare,- tha Rama.
Ditë më parë Ministria e Jashtme nëpërmjet një deklarate për mediat u shpreh se gjatë një takimi në Akademinë Politike të Vjenës ka ndodhur një incident mes shefit të opozitës dhe diplomatit tonë që aderon pranë OSBE-së.
Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë diplomatë shqiptarë dhe të huaj. Gjatë bisedës është fyer imazhi i republikës, po ashtu në fund të bisedës diplomati jonë në Vienë dhe që operon pranë OSBE-së, zoti Egin Ceka, është fyer. Ai është afruar pranë zotit Rama për të diskutuar mbi një pikë lidhur me pengimin të votës së shqiptarëve emigrantë nëpërmjet ambasadave. Sipas tij kjo votë nuk do të ishte e mundur për shkak të politizimit të dipolmacisë. Nisur nga dëshira për të biseduar zoti Ceka është afruar duke theksuar se shërbimi diplomatik nuk është i poltizuar dhe do e kryente një shërbim të tillë. Zoti Rama ka reaguar në mënyrë agresive duke përdorur dhunë verbale dhe më pas fizike, e cila ka përfunduar me konflikt të hapur, i cili është shpërndarë nga të pranishmit. Ai i ka kërkuar Cekës të dalë nga salla duke përdorur fjalë banale,- shprehet MPJ-ja.
“Der Standart” pasqyron incidentin diplomatik në Vienë
Vienë- Skandali në Vjenë, një çështje zgjedhjesh në Shqipëri, është ky titulli i artikullit të gazetës prestigjioze austriake “Der Standart” që i ka kushtuar incidentit të pak ditëve më parë mes liderit të opozitës dhe diplomatit të Shqipërisë në Austri, Egin Ceka.
I thashë Ramës gjatë aktivitetit se kishte dëshmuar një padrejtësi të madhe ndaj diplomacisë dhe më pas kreu i Partisë Socialiste më kërkoi që të braktisja eventin.
Unë deklarova se, nuk shoh arsye për ta bërë këtë. Atëherë Rama më vendosi krahun e djathtë në anën e majtë të kokës dhe mblodhi grushtin duke më tërhequr flokët dhe veshin. Nuk ishte e dhimbshme, por një veprim transgresiv ka deklaruar diplomati Ceka, për gazetën austriake.
Ndërsa “Ceka pastaj e quajti Ramën një fundërrinë, i cili në mendimin e tij nuk e meritonte të qeveriste shqiptarët. Vetë kreu i Partisë Socialiste nuk ka bërë ndonjë koment për ngjarjen”, shkruan gazeta austriake Der Standart.