E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, 24-vjeçari, vritet me mjete të mprehta, vdes rrugës për spital

TIRANË- Një 24-vjecar ka gjetur vdekjen pasi është qëlluar me mjete të mprehta.

Ngjarja e rëndë u regjistrua mesditën e sotme në lagjen ‘Besa’ në kryeqytet, ndërkohë mësohet se viktima Ervin Merdini ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin Ushtarak.

Ende nuk dihen shkaqet e vrasjes, ndërkohë policia po punon për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›