Çekia nderon ish presidentin e ndjerë Vaslav Havel
ÇEKI- Çekët kanë nderuar ish presidentin, Vaslav Havel, i cili ndërroi jetë dje në moshën 75 vjeçare.
Ata vendosën lule dhe ndezën qirinj në qendër të Pragës si dhe në qytete të tjera çeke. Presidenti çek Vaclav Klaus, një ish- rival i Havelit, e quajti atë "simbol i epokës së re të shtetit çek". Ngushllime për vdekjen e Havelit kanë arritur nga mbarë bota, ndërsa mediat çeke kanë raportuar se ai pritet të varroset të premten.
Presidenti amerikan Barack Obama vlerësoi “udhëheqjen morale” të zotit Havel, duke thënë se ai “jetoi me ndjenjën e shpresës”.
Ai tha se qëndresa paqësore e udhëheqësit çek “tronditi themelet e një perandorie” dhe “nxorri në pah zbrazëtinë e një ideologjie shtypëse komuniste”.
(el.me/news24/BalkanWeb)