Trukimet e ndeshjeve, arrestohen 17 persona në Itali
TIRANE-Ish-kapiteni i ekipit te Atalantës, Kristiano Doni dhe 16 persona të tjerë janë arrestuar në Itali lidhur me akuzat për fiksime rezultatesh në ndeshjet e futbollit. Sipas agjencisë së lajmeve ANSA, hetimet janë fokusuar në disa ndeshje të serisë A dhe asaj B.
Disa prej ndeshjeve të cilat janë duke u hetuar jane ato mes Breshias kundër Barit dhe Leces dhe ndeshjes mes Napolit dhe Sampdorias. Mes personave të arrestuar jane edhe disa ish-futbolliste si Luixhi Sartor dhe Alesandro Zamperini apo lojtarë aktuale të tillë si Karlo Gervasoni i Piacenses dhe Filipo Carobio i Specias.
(d.b/BalkanWeb)