Gjinushi: Rama hodhi pas krahëve e po hesht për 21 janarin
TIRANE-Kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi ka akuzuar Partinë Socialiste se po bën “politikë të dyshimtë”, duke u justifikuar se po rri me PD-në për të bërë reforma. Sipas tij, me lëshimet që ka bërë PS po lë përshtypjen se ka hedhur pas krahëve ose po hesht edhe për ngjarjet e 21 janarit. Ndërkohë, ai propozon krijimin e një qeverie teknike për garantimin e zgjedhjeve të lira para vitit 2013 dhe më pas zgjedhjen e Presidentit të Republikës.
Z.Gjinushi, ju përfaqësuesit e partive të vogla keni shprehur pakënaqësi në lidhje me reformën zgjedhore, e cila sapo ka nisur. A mund të na shpjegoni çfarë çalon dhe çfarë propozimesh do bëni ju?
PSD ka firmosur dy akte sa i takon reformës dhe u qëndron atyre. Përveç se ka edhe një qëndrim të vetin në kuadrin politik dhe për situatën, në të cilën zhvillohet reforma. Akti i parë është midis partive opozitare. Kemi një platformë, ku ne kemi mbështetur fort faktin që reforma duhet parë si një e tërë dhe reforma duhet të zhvillohet në 4 plane: Masat e karakterit politiko-organizativ, masat e karakterit infrastrukturor, korrigjimet ose ndryshime dhe përmirësime në Kodin Zgjedhor. Pra, amendime dhe përmirësimi i sistemit zgjedhor. Platforma shpreh qartë që reforma duhet të jetë një e tërë. Pra, këto 4 drejtime nuk mund të zhvillohen veçmas. Një reformë zgjedhore pa masat e karakterit politiko-organizativ, ç’ka do të thotë ristrukturim, balancim dhe politizim apo ekuilibrim i të gjitha institucioneve që kanë rol në zgjedhje dhe pa u futur në teknologji, pa rritur shkallën e kontrollit në identifikimin e zgjedhësve, kuptohet që dy masat e tjera përmirësimet në kod apo edhe në sistem nuk kanë efekt. Akti i dytë që ka firmosur PSD-ja është ai midis 10 partive të quajtura “të vogla”, përveç PS e PD, i cili lindi nga nevoja për t’u shprehur edhe një herë konkretisht për sistemin zgjedhor. Duke i qëndruar marrëveshjes së parë opozitare që duhet përmirësuar sistemi nëpërmjet një korrektimi kombëtar atëherë ne e kemi shprehur edhe një herë qartazi në takimin e 10 partive, në një deklaratë të përbashkët që i është dërguar edhe OSBE-së dhe përfaqësive diplomatike në Tiranë për të ndikuar aq sa u lejohet. Këtu duket qartë se sistemi ka rëndësinë e vet. Nuk është sistemi që përcakton sa manipulohet vota, por sistemi ka rëndësi në deformimin e votës sepse sistemet zgjedhore në çdo rast bëjnë një deformim vote, sado të përkryer të jenë, por ata vlerësohen nga shkalla e deformimit. Demokracitë e reja gjithmonë në vendet ku politika mbetet problematike, të tërë këshillojnë dhe të tërë kanë këshilluar zbatimin e sistemeve sa më proporcionale. Dhe sistemi proporcional klasik më i gjithëpranuar, pa asnjë lloj kontestimi mbi të, nuk ka asnjë të metë është sistemi proporcional që ka edhe korrektimin kombëtar. Fatmirësisht, edhe sistemi i ashtuquajtur spanjoll e pranon lehtësisht korrektimin kombëtar. Pra, nuk është nevoja që të thuash do të ndërrojë sërish sistemin, nuk është nevoja për pasojë të hyhet në Kushtetutë apo të mbrohesh me idenë që s’mund të ndryshojmë Kushtetutën sa herë që kemi zgjedhje. Janë 160 -170 mijë vota që nuk janë përfaqësuar në Kuvend në zgjedhjet e 2009. P.sh, 30 mijë vota janë të PSD-së dhe ne s’kemi asnjë deputet dhe ka ndonjë parti që ka marrë edhe 10 mijë apo 15 mijë dhe ka një deputet. Këto vota tonat janë përkthyer në mandate të PS-së. Një deformim i tillë, kur në Shqipëri qeveriset me 3-4 mandate plus, pra PD-ja qeveris me 70 plus 4 të blera të Ilirit, pra të deformosh 16 mandate do të thotë që edhe mazhoranca e dalë nuk është në përputhje me vullnetet e shprehura dhe për kuriozitet apo fakt duhet të përmendim që në rast se PS do të kishte pranuar që në 2009 sugjerimin dhe këmbënguljen tonë që sistemi të paktën meqë u pranua spanjolli të fuste edhe korrektimin kombëtar, në 2009 nuk fitonte PD-ja qoftë edhe me këtë rezultat. Tani sigurisht kjo nuk mund të shërbejë si argument për të thënë se përse PD-ja nuk do ndryshime në sistem. Unë nuk dua t’i jap kopje PD-së, siç ka bërë ndonjëri, por realisht duke qenë se sistemi aktual është defektoz nuk dihet kujt i bie për kokë dhe zakonisht i bie pushtetit, i bie atij që është më i fraksionuar dhe sot më e fraksionuar është PD-ja.
Doni të thoni më e fraksionuar me krijimin e partisë së Bamir Topit më vonë...?
Jo vetëm, por edhe brenda vetë koalicionit. Për shembull me LSI-në. Ajo s’do e gjejë gjuhën e përbashkët për të hyrë me lista të përbashkëta. Pra, në çdo rast ajo është e dëmtuar, e rrezikuar. Por edhe vetë sistemi nuk ka aritmetikë që të parashikojë se kë mund të favorizojë deformimi. Një gjë është e sigurt, favorizon të mëdhenjtë në raport me të vegjlit. Por se kë favorizon nga të mëdhenjtë, kjo është me fat: Kokë a pil. Tani meqë i ra njëherë koka PD-së, këtë radhë i bie pil. PD-ja këtë e bën më shumë për shantazh, sigurisht e ka edhe si refleks mbrojtës ndoshta dhe me shpresën se mbase i del përsëri mbarë. Ne nuk kuptojmë qëllimin e PS-së dhe nëse duan të justifikohen se nuk do PD-ja, atëherë nuk kuptoj dot një opozitë që nënshtrohet për çdo gjë, përballë pushtetit. Të drejtët legjitime për reformë e ka opozita. Është një opozitë që vjen pas 2009 dhe që është gabimisht opozitë, që është nga manipulimi e nga ky deformim që po flasim që është dhunuar publikisht në zgjedhjet lokale dhe ka bërë tolerancat maksimale dhe në një mënyrë apo tjetër ka hedhur pas krahëve edhe djegien e kutive, vjedhjen e Tiranës, por ka hedhur pas krahëve ose po hesht edhe për 21 janarin, ashtu si edhe mosmarrjen e statutit të vendit kandidat, kur çuditërisht disa kërkojnë të quhen edhe bashkëfajtorë kur opozita absolutisht s’mund të ketë përgjegjësi për dështimin e qeverisë.
A është ky naivitet apo bëhet qëllimisht nga PS-ja?
Tani disa e kanë me qëllim, ca e kanë pikërisht sepse sponsorizohen nga krahu tjetër. Ca e kanë për hir të një presioni ndërkombëtar, të cilët duke qenë përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, që duhet të kishin paralajmëruar me kohë që Shqipëria nuk po bën reforma që reformat nuk japin asnjë lloj rezultati, sidomos lufta kundër korrupsionit, shkeljet kushtetuese e standardet zgjedhore atëherë për të mos pranuar dështimin e tyre kanë tërë interesin ta lënë fajin tek shqiptarët në tërësi sepse meqë thuhet shqiptarët në tërësi dhe pozita e opozita futen bashkë. Këtë e kanë edhe sepse janë të kapur sepse një përfaqësues ndërkombëtar që është gati të quajë të mbyllur edhe 21 janarin apo që duke qenë përfaqësues i OSBE shikon si vidhet vota në transmetim të drejtpërdrejtë, del edhe raporti paraprak i ODIHR-it që e quan vjedhje të pastër dhe jo vetëm s’ndërhyn, por pasi pi një gotë birrë thotë rëndësi ka të numërohet vota. Të tillë faktorë bëjnë gjithë presionet dhe kanë të tërë interesin të thonë që ka faj edhe opozita. Patjetër që opozita gabon që e pranon një gjë të tillë, por ka një aksiomë: Opozita quhet e dështuar kur nuk e rrëzon dot qeverinë, sigurisht qoftë nëpërmjet protestave, qoftë nëpërmjet bllokimeve, qoftë nëpërmjet zgjedhjeve siç ndodh në të gjithë Evropën. Shikoni Greqinë apo Italinë dhe jo kur nuk mbështet qeverinë. Opozita nuk quhet tolerante kur lëshon të drejtat e saj bazë sepse barazia e mandatit është barazi që buron nga Kushtetuta, është barazi midis zgjedhësve dhe çdo votues i majtë e ndjen shumë keq veten kur sheh që të mandatuarit e vet s’kanë të drejtën e votës në Kuvend. Kjo opozitë e zhveshur nga kjo e drejtë si mund të ketë përgjegjësi.
Në bazë të marrëveshjes që keni nënshkruar me PS-në a keni ju të drejtë t’i kërkoni llogari pse ajo nuk ka respektuar pikat e marrëveshjes?
Unë di që është toleruar shumë, është lëshuar shumë sepse është kurajë e madhe dhe iniciativë e madhe që për të dhjetën të thuash hajde të ulemi me qeverinë që vjedh votën, të bëjmë reformë që të mos vjedhë qeveria votën. Reformat bëhen për të perfeksionuar standardet, por jo të bëjmë reformë se si mos vjedhë qeveria. Evropa e di shumë mirë. Nuk ka reformë të qenësishme që nuk përfshihet në të largimi i të implikuarve, largimi i shkaktarëve të shkeljeve të deriatëhershme, ristrukturimi e rikonfigurimi i institucioneve që do të zbatojnë këto reforma. Në fund të fundit reformat kanë efekt vetëm kur u jepen në dorë organeve kompetente profesionale e të pavarura. Reformat në letër janë pa sukses. Këtë e ke tek komisioni i Venecias, ku thuhet qartazi që standardet nuk garantohen vetëm me rregullim të ligjit.
Ndaj një opozitë e përgjegjshme dhe në vlerësimin real, zgjidhje në Shqipëri për të garantuar zgjedhje është largimi i Sali Berishës ose më saktë Shqipërisë i duhet qeveri teknike që garanton zgjedhje të paanshme. Aq e vërtetë është kjo sa mjafton ta krahasosh me Italinë e Greqinë. Pas këtij tolerimi të madh, të vazhdosh të tolerosh më pas, pastaj kjo është e tepërt. Kështu që opozita dhe PS-ja meqë është përfaqësuesja absolutisht duhet të mbrojë jo të drejtat e saj, të drejtat e shqiptarëve dhe absolutisht s’duhet të bashkëpunojë në një reformë që bëhet formale dhe që nuk garanton për herë të parë e të vetme zhvillimin e zgjedhjeve normale. Për sa kohë që është kjo qeveri nuk garantohen zgjedhje sipas standarteve.
Kemi dëgjuar këto ditë se keni pasur takim me z.Milo e z.Koçi dhe po mendoni të krijoni një grupim apo federatë të së majtës që mund të dalë më vete në zgjedhje. Çfarë është kjo?
Çdo gjë bëhet e ditur kur piqet e kur konkludohet. Ne bashkëpunimet midis aleatëve të majtë nuk i mbajmë të fshehta. Dihet që për vetë kushtet ku ndodhet Shqipëria, pra që është në krizë të plotë, sepse këtë radhë, “fatmirësisht” kriza është në të gjitha planet. Por, për të zgjidhur këtë duhen zgjedhje në çdo rast sigurisht jo ato të 2013 dhe ne nuk i kuptojmë ata që kanë merak të theksojnë vitin 2013, veçanërisht ndonjë opozitar. Pra, duhen zgjedhje sa më parë, por duhet edhe zgjedhje të standarteve. Kjo situatë patjetër që i intensifikon kontaktet midis partive dhe patjetër që e majta nëse është ndëshkuar dy herë nga ndarja apo përçarja ka një borxh të madh ndaj elektoratit sepse elektorati i majtë është shumicë dhe në Kuvend del pakicë, qoftë prej manipulimit të PD-së, qoftë prej gabimeve taktike të PS-së dhe përçarjes në të majtë, prej shitjeve. Atëherë ne duhet të shmangim atë që kemi në dorë ne. Kalimi nga përçarjet tek ribashkimet do të ishte një mesazh shumë pozitiv, ndaj edhe po diskutohet vazhdimisht dhe ka vullnet që të institucionalizohet bashkimi. Formalisht ne kemi qenë aleatë por nuk ka pasur efektin e duhur. Forma e institucionalizimit do të bëhet i njohur në momentin e duhur.
Do jetë grupim i të majtëve pa PS-në?
Pa PS-në sepse kuptohet bashkimi me PS-në nuk u bë në kuptimin e një bashkimi të institucionalizuar. Jemi aleatë. Aleanca është faza e parë e bashkëpunimit, por brenda aleancave ka edhe bashkime të qëndrueshme ose të institucionalizuara pa qenë nevoja të përdoren termat “federatë” apo “konfederatë”. Ato janë më të thjeshta për tu thënë. Krijimi i bashkimeve të tilla nuk do të thotë prishje aleancash, por përkundrazi aleanca edhe partitë bëjnë me grupime të ndryshme. Copëzimi është më i madh pikërisht jashtë PS-së, ku si rezultat i fragmentarizimimeve janë krijuar shumë fraksione partish, kështu që një rigrupim do të ishte shumë pozitiv.
Folët për zgjedhje para 2013, doni të thoni që këto të bëhen bashkë me zgjedhjet për Presidentin vitin tjetër apo..?
Vetë zgjedhja e Presidentit është një rast ku shikohet kjo zgjedhje në funksion të situatës politike dhe asnjëherë nuk është thjeshtë një çështje emri, është çështje e rirregullimit të raporteve, të ekuilibrave politikë. Tani ekuilibri i ri që vendoset është pikërisht se si do të bashkëpunojë çifti i parë President-Qeveri, pastaj raportet edhe më gjerë që janë President-Qeveri-Kuvend e me institucionet e tjera të pavarura. Ne e kemi shumë të qartë, por s’duam ta themi që për sa kohë është kjo qeveri nuk ka President që mund të bashkëpunojë me ta.
Mund të bashkëpunojë z.Nano për shembull?
Për sa kohë është kjo qeveri s’ka President që të bashkëpunojë me të. Z.Nano e ka provuar të bashkëpunojë me Saliun. Ka qenë po aq i pasuksesshëm sa gjithkush tjetër që ka tentuar ose i ka rënë fati i keq për të bashkëpunuar me Sali Berishën, në nivele institucionale apo në nivele politike. Dhe kjo, gjithmonë për faj të njërit dhe vetëm njërit, që zihet edhe me lëkurën e vet, Sali Berishës. Atëherë, vetëm përpara kësaj të vërtet kuptohet që vetëm ndryshimi i Presidentit nuk i sjell gjë Shqipërisë. Gabuam në 2007, kemi thënë kriza e vendit e ka emrin President dhe vajtëm hoqëm Moisiun dhe mbajtëm Saliun, në vend që të bënim të kundërtën dhe kjo do të ishte në interes për të gjithë. Atëherë këtë gabim s’kemi pse ta bëjmë prapë. Fatkeqësisht, tani është ndërruar shumica për zgjedhjen e Presidentit, por kjo nuk do të thotë që politika s’duhet të mendojë për një zgjidhje politike.
Më përpara...?
Patjetër më përpara sepse ju e dini që me këtë rast prishen të gjitha raportet. Këtu dua të rikujtoj edhe këtyre që hiqen sikur e duan Shqipërinë që janë prishur dy balancat kryesore që ka pas Kushtetuta, e cila i jep rol Presidentit rol kryesor në përcaktimin e drejtimit të institucioneve të pavarura. Tani ndodhemi në rastin kur Presidenti zgjidhet me 71 vota, pra një shumicë politike, siç është qeveria dhe vota e fshehtë në Kuvend s’ekziston. Pra, de facto sot i ke lënë qeverisë të drejtën të emërojë institucionet kushtetuese sipas qejfit. Dhe nuk e di se si opozita trumbeton se tani do ketë një paketë për të plotësuar 12 rekomandimet, pra do luftojmë korrupsionin me super të korruptuarin, do garantojmë zgjedhje me supermanipulatorët, do garantojmë pavarësi institucionesh me ata që kanë marrë peng Gjykatën Kushtetuese, pa përmendur të gjitha institucionet. Dhe absolutisht, këtu e them publikisht, Partia Socialiste po ndjek një politikë tepër të dyshimtë që rri gjoja me PD-në për të bërë reformë parlamentare, kur reforma parlamentare ka vetëm një pikë: Rregullorja është konsensuale e Kuvendit, ka qenë tërë jetën konsensuale dhe nenet që u shtuan pa konsensus shfuqizohen. Po duan të bëjnë rregullore të re, të ulen përsëri e le ta bëjnë. Por, dinjiteti opozitar dhe mbrojtja e shtetit kërkon rikthimin e votës së fshehtë.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)