E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, gjendet trupi i shqiptarit të vrarë, i mbuluar me gurë

HALKIDIKI - E kishin vrarë me vare dhe pastaj e kishin varrosur nën gurë për të mos u zbuluar. 

Tronditje të madhe ka shkaktuar në Nea Triglia, Halkidiki zbulimi i vrasjes brutale e një 27 vjecari shqiptar, trupi i të cilit u gjet varrosur nën një grumbull gurësh, jashtë fermës ku punonte.

Autopsia zbuloi se 27 vjecari ishte vrarë nga goditjet e njëpasnjëshme me vare. 

Bariu shqiptar ishte zhdukur që nga data 11 Dhjetor dhe të afërmit e tij e kërkonin, por vetëm pas një jave, krejt rastësisht u zbulua trupi i tij pa jetë dhe i mbuluar me gurë. 

Policia verifikoi se 27 vjecari ishte vrarë diku tjetër dhe trupi ishte zvarritur deri aty, ku u gjet i varrosur për të mos u zbuluar. Pranë trupit u gjet edhe vareja, me të cilën ai është goditur për vdekje dhe policia shpreson të gjejë aty shenjat e gishtrinjve. 

Banorët e fshatit ku jetonte 27 vjecari, tregojnë se ditët e fundit, ai strehonte në shtëpi një shqiptar tjetër të kërkuar nga policia, ndërkohë që së fundi kishte marrë nga punëdhënësi i tij shumën prej 1000 €, para që nuk dihet ende ku shkuan.

27 vjeçari shqiptar, ishte i martuar dhe baba i një fëmije.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›