E Diel, 1 Nëntor 2026

Çeku: FSK e gatshme të radhitet në krah të forcave paqeruajtëse

Ministri i FSK-së Agim Çeku, i shoqëruar nga përfaqësues të ambasadave të juaja dhe atashe ushtarak të akredituar në Kosovë, kanë vizituar sot togun e tretë të deminimit të FSK-së, të vendosur në Luzhnicë të Suharekës, të cilët janë të angazhuar në pastrimin e terrenit nga lëndët shpërthyese.

I impresionuar me punën e trupave të FSK-së, zv. ambasadori i Amabasadës Britanike, Xhon Preston , vlerësoi lart punën dhe angazhimin e ekipeve të deminimit në mbrojtjen e jetës së qytetarëve, nga rreziku që këto mjete paraqesin.

Ministri i FSK-së Agim Çeku, tha se, në këtë vizitë, që së bashku më ndërkobëtarët po i bëjnë ekipeve të deminimit, po ju tregojnë atyre se, FSK-ja është e gatshme të radhitet në krah të forcave paqeruajtëse si ofruese e sigurisë dhe jo vetëm si konsumuese e saj, raporton RTK.

Ministri Agim Çeku, bëri gjithashtu edhe shpërthimin e një mjeti, të zbuluar nga deminuesit e FSK-së në këtë teren.
Në vitin 1999-të në Kosovë, janë identifikuar 4520 zona të rrezikshme, ndërsa në vitin 2013-të, kemi gjithsej 54 zona të rrezikshme dhe 44 zona të dyshuara. Gjatë periudhës 1999-të, deri në vitin 2012-të, në 103 milionë metra katrorë , janë gjetur 84.010 mjete shpërthyese, prej tyre 34 265 të pashpërthyera.Që nga viti 1999-të, janë vrarë 115 persona dhe janë plagosur 454 të tjerë , si pasojë e minave dhe mjeteve të tjera të pashpërthyera në territorin e Kosovës./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›