Komuna e Gjilanit blen pesë vetura

Komuna e Gjilanit përmes një ankandi ka blerë pesë vetura Golf 4 dhe një xhip. Ilaz Rashiti, shef i autoparkut tha se veturat janë të përdorura, por janë të ruajtura dhe do të shërbejnë për nevojat e drejtorive komunale.
Rashiti sqaroi se vlera e veturave kap shifrën e 39 500 eurove, kurse ajo e xhipit 12 mijë euro.
Komuna ka blerë këto vetura me kërkesën e drejtorive komunale të inspektoratit, kadastrës, bujqësisë, financave dhe asaj të punës e mirëqenies sociale, raporton rajonipress, duke shtuar se xhipi pritet të përdoret për nevojat e zjarrfikësve.
Rashiti tha se me blerjen e këtyre pesë veturave janë krijuar kushtet për punë më të mirë dhe me të shpejtë në terren. Veturat janë blerë nga kompania “Besa” e Ferizajt./Indeksonline/