E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqetësohet Serbia

Nënshkrimi i marrëveshjes së statusit të forcave midis Kosovës e Shqipërisë premton të rrisë bashkëpunimin midis të dy vendeve, por ka ngritur shqetësime sigurie në Serbinë fqinjë.

Marrëveshja Kosovë-Shqipëri, e nënshkruar më 1 korrik, rregullon marrëdhëniet midis vendeve mbështetur në standartet e NATO-s, procedurat e hyrjes e të daljes së pajisjeve e personelit ushtarak në secilin shtet e vendosjen e përkohshme e statusin e personelit civil.

Ndërsa as Kosova as Shqipëria nuk kanë dërguar pajisje apo personel te njëra-tjetra përveç oficerëve shqiptarë që shërbyen në misionin e KFOR-it, marrëveshja krijon një kuadër ligjot që do të lejojë një lëvizje të tillë.

Si Tirana, ashtu edhe Prishtina thonë se marrëveshja nuk kërcënon ndonjë vend tjetër, por Zëvendës/Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç e quajti atë një "problem shumë të rëndë," e tha se Beogradi do të këshillohet me BE e zyrtarë të tjerë.

Me popullsinë serbe në Kosovën e veriut të shqetësuar se zbatimi i marrëveshjes së Brukselit që u nënshkrua në prill do të pakësojë sigurinë e tyre, Vuçiç shtoi se NATO ka garantuar se Forcat e Sigurisë së Kosovës nuk do të dërgojnë personel në atë zonë, shkruan SETimes.

Milovan Drekun, kryetar i komitetit të parlamentit serb mbi Kosovën dha një vlerësim më të mprehtë.

"Kjo marrëveshje midis Kosovës e Shqipërisë tregon pretendimet e mëdha shqiptare e mund të kërcënojë sigurinë e popullisë serb në Kosovë e Metohi," tha Drekun.

Analisti e autori ushtarak Mirosllav Lazanksi tha se marrëveshja është një provokim drejtuar Serbisë.

"Marrëveshja u jep mundësi forcave të armatosura shqiptare të vendosen në Kosovë, që nuk është fare në frymën e zbutjes së tensioneve në këtë pjesë të rajonit," tha Lazanski.

Por Forca e Sigurisë e Kosovës e Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë thanë se asnjë vend nuk duhet të ndihej i kërcënuar nga marrëveshja.

"Marrëveshja ... nuk përfaqëson fare ndonjë kërcënim për Serbinë apo ndonjë tjetër fqinj të Kosovës. Kjo marrëveshje është një rezultat i bashkëpunimit të mirë e të vazhdueshëm midis dy ministrive. Me siguri do të nënshkruajmë marrëveshje të tjera nga ana tjetër me vendet fqinjë e miqësore që do të hapin mundësi të reja për bashkëpunimin intensiv e tërësor midis vendeve në rajon e më tej, do të kontribuojnë në forcimin e paqes e sigurisë së përgjithshme," tha për Ibrahim Shala, zëdhënës për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Lorisa Ylli, një zëdhënëse për Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë, tha se vendet anëtare të NATO-s e ato që aspirojnë të bashkohen me aleancën, duke përfshirë Kosovën e Serbinë, "janë të qarta rreth detyrimeve e respektit të ndërsjellë që rrjedh nga Traktati i Uashingtonit," dokumenti themelues i NATO-s.

"Kjo marrëveshje nuk paraqet ndonjë rrezik për ndonjë vend tjetër e aq më pakë për Serbinë, që është një vend partner i NATO-s, me statusin e anëtarit të Partneritetit për Paqe. Kjo marrëveshje midis dy vendeve sovrane rrit bashkëpunimin midis dy vendeve tona, vende që kanë qenë një model lidhur me frymën e stabilitetit e sigurisë që transmetojnë në rajon," tha Ylli.

Ramadan Qehaja, kreu i Qendrës së Kosovës për Studime të Sigurisë, është dakort.

"Eshtë e drejta e çdo vendi sovran të nënshkruajë marrëveshje dypalëshe," tha Qehaja.

A përbën marrëveshja Shqipëri-Kosovë një kërcënim për Serbinë e serbët në Kosovën e veriut?./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›