E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputetet Osmani dhe Zhivkoviq për vizitë në SHBA

Deputetet e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani (LDK) dhe Jasmina Zhivkoviq (SLS) po qëndrojnë në SHBA, ku po marrin pjesë në programin “Women in Public Service”, i themeluar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Qëllimi i programit është të bashkojë dhe fuqizojë gratë në pozita udhëheqëse nga e gjithë bota, të cilat luajnë rol të rëndësishëm në institucionet publike të vendeve të tyre. Si raporton Zyra për media e Kuvendit të Kosovës, gjatë kësaj vizite dy deputetet kosovare janë takuar me ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, si dhe me përfaqësues nga Kombet e Bashkuara, Departamenti i Shtetit, USAID-i, si dhe me diplomate, deputete e zyrtare të larta nga shtete të shumta të Azisë e Paqësorit, Afrikës dhe Amerikës Latine.

Në ditët në vijim ato do të takohen edhe me kongresistë, përfaqësues të UNDP-së, Bankës Botërore, NDI dhe të organizatave të tjera./Indeksonline/   

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›