E Diel, 1 Nëntor 2026

Çeku: Serbia, mashtroi interpolin ma akuza të trilluara

Ish kryeministri i Kosovës Agim Çeku ka akuzuar Serbinë se ka mashtruar Interpolin me akuza të trilluara. Gjykata e Qarkut në qytetin Kjustendill të Bullgarisë ka liruar ish-kryeministrin e Kosovës, Agim Çeku, nga arresti ku po mbahej. Ish-kryeministri i Kosovës deklaroi se, arrestimi i tij ishte një incident dhe shpresonte se ky vendim do të bëhet shkas që Interpoli tani e tutje të mos marrë më në konsideratë fletarrestimet serbe. Çeku falënderoi qeverinë e Kosovës dhe të gjithë ata që u angazhuan për lirimin e tij. "Nëse ka diçka pozitive nga arrestimi im atëherë është fakti i daljes sime në gjyq dhe zhvlerësimi i fletë arrestit nga Gjykata. Për herë të parë pata rastin t'i shihja akuzat e Serbisë dhe fletë arrestin nga Interpoli. Vërtet janë qesharake. Serbia e ka mashtruar dhe gënjyer Interpolin me informacione të trilluara dhe të pasakta. Tani i kam në dispozicion këto dokumente me akuza të pasakta e të fabrikuara dhe sa po të kthehem do t'ia dorëzojë Qeverisë së Kosovës që të kërkojë zyrtarisht nga Interpoli t'i hedhë poshtë ato, sepse jo vetëm që nuk kanë ndonjë fakt, por e përsëris, janë tejet qesharake", ka thënë Çeku në një intervistë për Radio Kosovën. Besoj, ka shtuar ai, "se ky rast do t'i shërbejë Interpolit që përfundimisht të heq këto fletë arreste jo vetëm për mua por edhe për të tjerët, sepse unë nuk jam i vetëm". "Serbia ka shpallur fletë arreste të tilla edhe për tjerë politikanë të Kosovës. Nga tërë kjo histori besoj se do të dalë diçka e mirë, pasi tani kemi në dorë gjithë ato akuza të pabaza e të trilluara që Serbia i ka deponuar në Interpol", tha Çeku.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›