FMN, Kosova të hënën anëtare e plotë
Kosova mund të bëhet anëtare me të drejta të plota e Fondit Monetar Ndërkombëtar ditën e hënë. Zëdhënsi i FMN-së, Alister Tomson, deklaroi se organizata është e gatshme që në fillim javës së ardhshme, të anëtarësonte Kosovën, rreth 16 muaj pas pavarësisë. Bisedimet për anëtarësimin e Kosovës në FMN nisën muajin e kaluar. Aktualisht pjesë e organizatës së FMN-së janë 185 vende