Thaçi: Gruevski po shkatërron Maqedoninë
Kryetari i PDSH, Menduh Thaçi ka akuzuar kryeministrin maqedonas Nikolla Gruevski, se ka si synim shkatërrimin e Maqedonisë. Thaçi e ka vënë theksin tek Marrëveshja e Ohrit, e cila sipas tij është shkatërruar pikërisht nga maqedonasit dhe kreu i qeverisë. "Marrëveshjen e Ohrit, me vetëdije të plotë e shkatërruan maqedonasit. Ata që në fillim nuk kishin dëshirë ta nënshkruanin atë dhe më pas filluan të organizonin referendume kundër saj" theksoi Thaçi.
Qëllimi kryesor i marrëveshjes 15 pikëshe shqiptaro-maqedonase të propozuar nga PDSH, sipas liderit të kësaj partie, është që, shteti të funksionojë në aspekt ligjor dhe kushtetutar, të mos jetë stimulues për njërën palë etnike apo komunitet e kështu me radhë.