E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agani në interpelancë më 25 prill

- Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës në mbledhjen e saj të rregullt ka vendosur që ta thërrasë mbledhjen plenare të Kuvendit, të enjten, më 25 prill.

Për këtë seancë është paraparë interpelanca e ministrit të Shëndetësisë, Ferid Agani, lidhur me gjendjen në shëndetësinë e Kosovës. Kërkesa për interpelancë është shtruar nga deputetja Time Kadrijaj, e mbështetur edhe nga nëntë deputetë tjerë.

Në vazhdim të seancës do të procedohet me projektligjet. Do të shqyrtohet për herë të parë Projektligji për tregun e naftës dhe produkteve të naftës në Kosovë, kurse për herë të dytë do të shqyrtohen: Projektligj për administrimin e punës në zyrë, dhe Projektligji për provimin e jurisprudencës.

Në të njëjtën seancë do të provohet të zgjidhet, për të tretën herë me radhë nënkryetari nga radha e komuniteteve tjera joshumicë dhe joserbë, si dhe do të zgjidhet anëtari në Komisionin për Kërkesa Pronësore.

Si rëndom, në seancat e rregullta plenare të Kuvendit, në fillim do të procedohet me deklarime jashtë rendit të ditës dhe me pyetje parlamentare./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›