Çeku selam Serbisë: FSK nuk shuhet

Ministri i Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku ka reaguar ndaj pretendimeve të Serbisë për të krijuar platformën për Kosovën.
Ai, për gazetën “Epoka e Re” ka thënë se, Serbia duhet të harroi platformat për integrim në BE, e jo të merret me punët që nuk i takojnë.
“Serbisë nuk i takon farë të dijë se si rregullohet shteti ynë. Kosova është shtet, e ka Kushtetutën dhe ligjet e saj. Sa i përket FSK-së, është vijë e kuqe, madje shumë e trashë. FSK-ja është duke shkuar drejtë evoluimit, dhe më vjen keq për të folur për gjera të tilla, si shuarja e FSK-së. Kështu që Serbisë mund ti them se FSK-ja është në ngritje dhe transformim e sipër”, tha Çeku.
Në këtë intervistë, ministri Çeku ka folur edhe për koalicion e mundur në mes PDK-së e AAK-së.
“Qeveria është e fuqishme dhe stabile, por hyrja e AAK-së në qeveri do ta forconte edhe më shumë. Po ashtu do ta fuqizonte dhe Parlamentin, si dhe do të ndikonte pozitivisht në stabilitetin e brendshëm politik në Kosovë”./Indeksonline/