E Diel, 1 Nëntor 2026

Huruglica: Tolerim për serbët në Doganë deri më 10 Janar

Mallrat serbe sikurse edhe ato të shteteve tera anëtarë të Marrëveshjes për Tregti të Lirë CFETA, nuk paguajnë taksë doganore.

Kështu ka deklaruar drejtori i Doganës së Kosovës, Naim Huruglica në KTV.

Huruglica ka thënë se të gjitha këto mallra paguajnë TVSH-në. Ndërkaq sa i përket akcizës ai ka thënë, se ajo paguhet edhe për mallrat serbe.

Sipas tij, në Jarinë shumë serbë nuk deklarojnë mallrat në terminalin doganor në Mitrovicë.

E një e tillë sipas drejtorit të Doganës, do të tolerohet deri më 10 janar.

“Nuk po vijnë të gjithë në terminalin doganor në Mirtovicë. Po jemi duke bërë analiza. Shumica e dërgesave përmes asaj pike doganore janë për konsum ditor, mirëpo edhe ato mallra do të ishte dashur të lajmërohen në terminalin doganor. Shumica e dërgesave nuk kalojnë 3.5 tonë, Ky tolerim do të zgjasë vetëm deri më 10 janar”, ka thënë Huruglica.

Ai ka thënë se marrëveshja për Menaxhimin e Integruar të Kufijve nuk parasheh simbole shtetërore në kufij mirëpo sipas tij, uniforma e oficerëve doganorë përmban stemën e simboleve shtetërore./Indekosnline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›