E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çelet Agjensia e Arkeologjisë së Shpëtimit

Agjensia e Arkeologjkisë së Shpëtimit, nja nga strukturat më të rëndësihme të në Ministrisë së Turizmit, Kulturës,Rinisë dhe Sporteve, vjen në këtë seminar të parë të punimeve të sajë. Si një pjesë prioritare e punës së MTKRS dhe arkeologjia ka një vend të veçantë, që prej një viti hulumtohet dhe nëpërmjet kësaj agjensie.Seminari i cili hapi ditën e tij të parë të punimeve në MTKRS ku merrnin pjesë ministri i MTKRS Ylli Pango, drejtori i AASH-së, ambasadorja franceze në Shqipëri, për dy ditë me radhë do të shqyrtojnë çështjet dhe sfidat më të rëndësishme të kësaj agjensie. Detyrat kryesore të saj janë rezervimi, zbulimi, akumulimi dhe shpëtimi i atyre velerave historike të antikitetit shqiptar. Ky bashkëpunim nuk vjen vetëm në kuadër të punës institucionale të instancave përkatëse, por dhe përmes ndihmës së Ambasadës Franceze.
Krijimi i AASH-së lindi si detyrë e ruajtjes dhe e shpëtimit të atyre pjesëve të antikitetit që deri më parë, nuk është se kishin një vëmendje të posacme. Kjo agjensi synon që të realizojë dhe më tej reformën e posaçme të qeverisë shqiptare. Nëse më parë përgjegjësia i takonte IMK, nevojshmëria bëri të krijohej kjo instancë. Natyrisht që puna vazhdon për të ruajtur vlerat dhe gjurmët e antikitetit, pjesë e rëndëshme e vlera të pandara të trashgimnisë mbarëbotërore.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›