E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çelet Panairi i 14-të i Librit "Tirana 2011"

Në ceremoninë e hapjes që u zhvillua sot në orën 18:00 mori pjesë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi, deputetja shqiptare nga Maqedonia, Ermira Mehmetaj etj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, gjatë ceremonisë së hapjes, tha se "për qytetin e Tiranës kjo është stolia më e bukur. Do përballemi gjatë javëve dhe muajve me sfida, por nuk mund ta imagjinojmë jetën pa librin. Tirana do jetë qendër e rëndësishme rajonale në shuma fusha dhe fakti që është panairi dhe një takim rajonal i librit, i jep dimensionin e dijes si dhe të rrezatimit të saj”.

Panairi i 14-të i Librit u sponsorizua nga “Eagle Mobile” dhe “Albtelekom”. Në të marrin pjesë rreth 90 shtëpi botuese nga të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarë, mes të cilave “Zambak”-u, “Prizmi”, “Pegi”, “Ideart”, “Albas” etj./Start/F. P/

                                                                                             2011-11-09 19:45
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›