E Diel, 1 Nëntor 2026

Kompleksi parlamentar, Kushtetuesja ‘rrëzon’ bashkinë

Lidhur me pretendimin e moslegjitimimit të subjektit kërkues për t’ju drejtuar Gjykatës Kushtetuese, Gjykata vendosi rrëzimin e kërkesës për pezullim, për arsye të mungesës së argumenteve bindëse për cenimin e interesave shtetërore, shoqërore ose të individëve, si rrjedhojë e zbatimit të menjëhershëm të këtij vendimi. Gjykata ka vlerësuar se “çdo organ pushteti legjitimohet të bëjë kërkesë përpara Gjykatës Kushtetuese kur ai pretendon se ndodhet para një konflikti kompetence’.

Lidhur me pretendimin e krijimit të mosmarrëveshjes së kompetencës midis pushtetit vendor dhe pushtetit qendror Gjykata vlerëson se vendimi nr. 66, është një akt individual, i cili është nxjerrë nga organi kompetent, Kuvendi i Shqipërisë, në përputhje me Rregulloren e Kuvendit. Vendimi nr. 66 është shprehje e iniciativës së ligjvënësit për ndërtimin e një Kompleksi të Ri Parlamentar.

Si përfundim, Gjykata arrin në konkluzionin se vendimi nr. 66, datë 21.10.2010, “Për ndërtimin e Kompleksit të ri Parlamentar”, nuk ka shkaktuar konflikt kompetencash midis subjektit kërkues, Bashkia e Tiranës dhe Kuvendit të Shqipërisë.

                                                                                             2011-11-09 17:38
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›