E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reflektimi i munguar dhe i vonuar

 Biseda midis dy personaliteteve u përqendrua tek situata politike dhe institucionale në vendin tonë, e sidomos sa u përket zhvillimeve pas vizitës më të fundit të zotit Sanino në Shqipëri.

Kryetari i Shtetit vuri në dukje se klasa politike i ka lexuar tashmë qartë mesazhet e Brukselit lidhur me përparimin integrues evropian të Shqipërisë dhe reformat e domosdoshme në këtë drejtim. Presidenti Topi shprehu besimin se klasa politike shqiptare do të dijë të reflektojë dhe të vendosë si përparësi të agjendës së saj politike interesat madhore të qytetarëve shqiptarë.

“Ne do të dimë në të ardhmen të dëshmojmë maturinë, përkushtimin dhe vullnetin e duhur politik për t’u reformuar e për të plotësuar të gjitha kriteret e integrimit në Bashkimin Evropian, çfarë përbën edhe përparësinë kryesore të politikës sonë të jashtme, theksoi Topi.

Nga ana e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit të BE-së, Stefano Sanino, shprehu mirënjohjen për këtë takim me Presidenti Topi, duke vlerësuar veçanërisht rolin institucional e kushtetues të Kreut të Shtetit shqiptar në administrimin e situatës politike dhe institucionale aktuale, si dhe mesazhet e qarta dhe korrekte publike të bëra prej tij. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-11-09 19:05
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›