Çelet edicioni i 12-të i ekspozitës "Nëntori"
E kthyer tashmë në traditë ekspozita e pikturës "Nëntori" vjen për adhuruesit e vet në edicionin e saj të 12-të. Ky edicion sjell në Muzeun Kombëtar 32 piktorë të njohur dhe të rinj të cilët prezantojnë pikturat e tyre me portrete, peisazhe, natyra të qeta si dhe tema të lira. Si çdo vit ekspozita iu sjell një mundësi më shumë piktorëve për të ekspozuar punimet e tyre dhe që për shumë artistë të rinj mund të jetë kontakti i parë me publikun.
Në edicionin e 12-të të ekspozitës "Nëntori" prezantojnë punimet e tyre që nga profesorët Sali Shijaku, Ksenofon Dilo deri te më i riu që është 21-vjeçar. Çdo vit artistët tanë përkushtohen dhe e kanë në kalendarin vjetor të tyre përgatitjen e një pune posaçërisht për këtë ekspozitë. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun për 2 javë resht.