E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, Berisha: PS nuk ka lider, Rama lot krokodili për pensionet e emigrantëve

DURRËS- Kryeministri Sali Berisha inauguroi sot rrugën Shën Vlash- Katund i Ri që do shërbejë si arterie lidhëse për tre komuna, me autostradën Durrës-Tiranë si dhe me Bashkinë e Durrësit. 

Duke premtuar se deri më 20 qershor kjo qeveri do të inaugurojë edhe 400 km rrugë të reja, kryeministri ironizoi deklaratat e kryesocialistit Edi Rama në lidhje me to.

“Jam këtu para jush për tu premtuar kryetarëve tuaj për tu dhënë fjalën se qeveria do mbështesë cdo projekt për një urbanizim të shkëlqyer, për të bërë që ju banorët e këtyre zonave të keni infrastrukturë të njejtë me lagjet e qyteteve tona. Bashkë po shkojmë drejt zgjedhjeve të reja, ata që mbështetën PD ndjehen krenarë se këto 4 vite, programi i saj ishte programi i ndryshimeve më të mëdha në historinë e vendit, ishte programi që bëri të mundur me reformat dhe zbatimin e tyre heqjen e vizave dhe lëvizjen e lirë. Ishin vitet e ndryshimit të madh, ndërtuam dhe rindërtuam mbi 8 mijë km rrugë rurale. Por Rama është i tmerruar nga këto ndërtime dhe deklaroi në Shkodër se janë gjithësej 600 km, ja ku jam e ftoj të vijë apo të lexojë në facebook-un tim që nga data 1 prill deri më 20 qershor do inaugurojmë jo më pak se 400 km rrugë të reja. Rrugët i ka tmerr, në Tiranë tha pastaj se janë 1500 km rrugë të ndërtuara, do ti them se nga Konispoli deri në Vermosh po ndërtohen mbi 1500 rrugë të reja”, tha Berisha. 

Kreu i qeverisë e akuzoi kryesocialistin Rama edhe për deklaratat e tij në lidhje me papunësinë. Sipas Berishës, Rama flet për 1 milionë të papunë në një kohë kur vendi ka njohur ulje të papunësisë.

“Në matematikën e tij të lashtë të Ramiz Alisë del e thotë në mënyrë të papërgjegjshme se ka 1 milionë të papunë dhe harron se në statistikën shqiptare dhe botërore forca punëtore është 1 milionë e 800 mijë, si pas tij këto shtëpi e këto ara mbijnë vetë e si bën njeri, këto biznese këto rrugë shtrohen vetë, shkollat vetëndërtohen. Percartje të tilla të janë të padenja dhe primitive. Vendi ka papunësi se kemi dy fqinjë në vështirësi të madhe dhe kriza e tyre pasqyerohet edhe tek ne, por e vërteta është se 10 ditë më parë KE thoshte se në Shpipëri pati ulje të papunësisë me 0,5%”, komentoi Berisha. 

Kryeministri më tej, nuk kurseu as akuzat në lidhje me bllokimin e statusit për kreun e PS. Sipas tij, Rama derdhi sot lot krokodili para emigrantëve për pensionet e pamarra, ndërsa shtoi se vetë ai i ka bllokuar ato, me mosvotimin e 3 ligjeve.

“Statusi do na jepej me kusht që parlamenti të votonte 3 ligje, zoti Edi Rama me një akt hakmarrës primitiv, me qendrim të papërgjegjshëm ndaj cdo qytetari që nga tetori 2012 deri më sot mban peng 3 ligje për t’ju treguar shqiptarëve se cfarë është në gjendje të bëjë me zemërligësinë e tij. Sot derdhte lot krokodili për pensionet e emigrantëve. A e dini pse nuk u jepen, sepse s’kemi statusin e vendit kandidat, të gjitha vendet janë të detyruara tua njohin vitet e punës emigrantëve shqiptarë po të kishim statusin. Zoti Rama ka krijaur në botën e tij shqipërinë e gënjeshtërt që ekziston vetëm në botën e tij”, tha kryeministri, ndërsa shtoi se mbi cdo gjë tjetër ai është edhe frikacak.

vijon

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›