E Diel, 1 Nëntor 2026

Juventus fiton derbin torinez, Fiorentina në zonën Champions

ITALI- Juventus fiton derbin me Torinon dhe tani thuajse fiton sërish titullin kampion në Itali. Bardhezinjtë kanë thyer në 5 minutat e fundit të ndeshjes fqinjët, teksa Vidal dhe më pas Markizio i japin tri pikë të vyera djemve të drejtuar nga Antonio Konte.

Kur mbeten edhe 4 javë deri në fund të kampionatit italian, Juventus udhëheq me 80 pikë, ndjekur nga Napoli me 69. Vetëm një hap larg titullit dhe duket se drejtuesit bardhezi po mendojnë më shumë për merkaton. 

Ndërkohë, ka fituar edhe Fiorentina, që merr vendin e tretë, duke parakaluar Milanin, i cili do të ndeshet në mbrëmbje kundër Katanias. Fitore të thellë ka arritur Roma, ndërsa Interi u rikthehet humbjeve, teksa mposhte 1-0 nga Palermo.

SOT
Roma – Siena 4-0
Kievo – Xhenoa 0-1
Palermo – Inter 1-0
Parma – Lacio 0-0
Sampd. – Fiorentina 0-3
Torino – Juventus 0-2
Milan – Katania 20:45

DJE
Atalanta – Bolonja 1-1
Kaljari – Udineze 0-1
Peskara – Napoli 0-3

RENDITJA
1. Juventus 80
2. Napoli 69
3. Fiorentina 61
4. Milan 59
5. Roma 55
6. Udineze 54
7. Inter 53
8. Lacio 52
9. Katania 48
10. Kaljari 42
11. Parma 40
12. Bolonja 40
13. Kievo 39
14. Atalanta 39
15. Sampdoria 38
16. Torino 36
17. Palermo 32
18. Xhenoa 32
19. Siena 30
20. Peskara 22
(m.a/Eduart Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›